Kandidatët për deputetë, Basha tregon listën me emra

Lulzim Basha ka treguar kandidatët për betejën e 11 majit. Basha shkruan se kandidatët u zgjodhën pas një konsulte të gjerë me qytetarët dhe u shpreh se ata janë të pastër dhe do të përballen me kastën politike të tranzicionit që drejton Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh. Në listë bien në sy emrat si: Azgan Haklaj, Endri Hasa, Mirela Karabina, Orjola Pampuri, etj.

Postimi i plotë

Sot, Demokratët Euroatlantikë nisën rrugëtimin drejt 11 Majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar, të grupit të parë të kandidatëve që do jenë zëri dhe forca juaj në parlamentin e ardhshëm. Ata janë produkt i një konsultimi të gjerë me qytetarët, njerëz me integritet dhe profesionistë të zotë, që jetojnë çdo ditë me shqetësimin e bashkëqytetarëve të tyre, që janë dëshmuar se qëndrojnë për vlerat dhe parimet jo për interesa të vogla personale. Ata, si dhe kandidatët e tjerë që do të marrin miratimin e këshillit në ditët në vijim, do të garojnë në listë të hapur dhe do të jeni ju që do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në parlamentin ardhshëm.

Sepse, ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë. Kandidatët tanë do të shpalosin, anembanë vendit, programin tonë reformues, që ka në qendër luftën e pakompromis ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen, familjen dhe rininë e jashtëzakonshme shqiptare. Si çdo shqiptar, ne besojmë se Shqipëria meriton më shumë në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në drejtësi, në mbështetje ndaj pensionistëve, në kujdes për shtresat në nevojë, në përparimin drejt BE-së.

Kandidatët e Demokratëve Euroatlantikë do të punojnë për ju dhe me ju, për ta bërë këtë të mundur më 11 Maj, si njerëz që kanë dëshmuar me koherencën, vendosmërinë dhe qëndresën e tyre se janë në politikë për t’i shërbyer vetëm qytetarëve, jo karrigeve dhe interesave të vogla meskine. Çdo ditë e më shumë koha i jep të drejtë qëndrimeve tona parimore në përballjen me kastën e pandëshkuar të tranzicionit, e cila nuk i shpëton dot as drejtësisë, as ndëshkimit me votë më 11 Maj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, që meritojnë një politikë me fytyrë njerëzore, ju njohim me listën e parë të kandidatëve të miratuar nga Këshilli Kombëtari i Demokratëve Euroatlantikë:

Abaz Tafaj

Albert Kojku

Aleksandër Jushi

Altin Canga

Andi Prifti

Anton Koka

Arben Gjura

Armend Gjana

Artan Murati

Azgan Haklaj

Besnik Babasi

Blerim Kuqja

Bujar Hoxha

Bujar Vreto

Burhan Misiraj

Diana Toma

Edmond Isaku

Elvis Pisku

Emin Cani

Endri Hasa

Eugert Cjapi

Fatmir Gjoci

Franc Shkembi

Gazmend Koduzi

Gëzim Ademaj

Gjergji Nika

Hysen Xhura

Ibrahim Bruka

Jon Myshketa

Laureta Alidinaj

Lulzim Basha

Marcel Hila

Marinela Ziu

Merita Bakiu

Migena Kapllani

Mirela Karabina

Mirjan Kaloshi

Myzafer Elezi

Naim Hasani

Naim Metaj

Neli Demi

Orjola Pampuri

Pëllumb Seferi

Prel Deda

Rajmond Dervishi

Rajna Tullumani

Rudi Erebara

Sajmir Lika

Sami Osmani

Shemsi Premçi

Shpëtim Agolli

Taulanda Jupi

Uran Abazi

Xhevdet Amuli

Xhulieta Kërtusha

SHKARKO APP