Kandidati Bejko takim me disa sipërmarrës në kryeqytet: Ulim me 50% taksat vendore

Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për kryetar Bashkie në Tiranë, Roland Bejko, vijoi edhe këtë të premte, turin e takimeve elektorale duke takuar sipërmarrës dhe banorë të zonës së “Misto Mames”, teksa theksoi premtimin për uljen me 50% të taksave. Bejko në këto zgjedhje garon me moton “Frymëmarrje për Tiranën” dhe përmes programit angazhohet në ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, të cilat sipas tij nuk duhet të jenë 15 minuta larg vendbanimit. Për biznesin premton ulje të taksave, ndërsa në fokus janë dhe të rinjtë dhe përballja me fenomenin e emigracionit.

SHKARKO APP