Kandidati Byberi: Investimet e reja e kthejnë Tropojën në kryeqendrën turistike të veriut

Kandidati i PS-së për kryetar të bashkisë Tropojë, Rexh Byberi tha se dalin në këtë takim elektoral me një bilanc pozitiv arritjesh dhe punë konkrete.

“Tropoja në 5 vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh dhe kjo falë investimeve që kemi bërë, duke i dhënë shkëlqimin që meriton Tropoja turistike, fakt të cilin e dëshmon numri i lartë i vizitorëve dhe turistëve që vijnë në Tropojë”, u shpreh Byberi.

Ai tha se Tropoja ka ndryshuar në këto vite, por projektet dhe investimet e reja do ta kthejnë këtë qytet në kryeqendrën turistike të veriut të vendit, me ndikim në rritjen e ekonomisë dhe turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi dorëzuar në qeveri projekte që i japin zhvillimin e merituar Tropojës dhe jemi besimplotë se qeveria do të na mbështesë për këtë zhvillim. Projekti ‘Porta e Alpeve’, rruga Qafë-Prushit, dhe shumë projekte të tjera, janë investime që do të na mbështesë qeveria, për më shumë progres në Tropojën tonë turistike”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?