Kandidati Gjoni: Pjerin Ndreun s’e lidh asgjë me Lezhën! Kam mbështetjen e dy palëve të PD-së

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni është i bindur për një fitore. Premtimi i tij është se do të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve lezhjanë, duke theksuar se do të japë të njëjtin kontribut siç ka dhënë me punën si mjek. Gjoni thotë se në ndryshim nga kundërshtari i tij, Pjerin Ndreu, ai ka një lidhje të fortë me këtë qytet.

“Ndreun nuk e lidh asgjë me Lezhën. Nuk ka asnjë lidhje me Lezhën, ai jeton në Tiranë, aty do jetojë edhe pas 15 maji. I ka bërë hesapet gabim, se nuk do jetë kryebashkiak i Lezhës, nuk është Lezha për fasade”, u shpreh kandidati.

Gjoni do duhet të lënë profesionin e mjekut për t’i hyrë politikës. Ai thotë edhe se ka një projekt konkret për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, jo thjesht fakti që po garon në një bashki është kryesisht e djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam njeri që u kam shërbyer njerëzve, dhe nuk ka lidhje që do kandidoj në një zonë të djathtë. Oferta e parë është që të ardhurat kryesore, motori i të ardhurave është turizmi. Do investojmë te turizmi, zgjatja e sezonit apo edhe gangrena e në hyrjen e Shëngjnit. Duhet gjetur një zgjidhje. Dhe plazhi i Tales është lënë në një mjerim total. Ma kanë kërkuar dhe nuk është vetëm zgjedhje e imja, kjo ka qenë arsyeja pse unë kam fituar te primareve”, deklaroi Gjoni për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?