Kandidati i LSI në Berat, Blenard Nonaj: Angazhimi i qeverisë tonë do të jetë mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve

Kandidati i LSI për deputet në qarkun e Beratit, Blenard Nonaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave të Skraparit, që vijnë në tregun e qytetit për të shitur prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale.

Në një postim në Facebook, Nonaj shkruan se angazhimi i qeverisë së re pas 25 prillit  do të jetë mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve, përmes subvencioneve dhe garantimit të shitjes së produkteve të tyre.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti i Çorovodës prej vitesh ruan traditën e pazarit të ditës së Shtunë, në të cilën qindra banorë të fshatrave të Skraparit vijnë në tregun e qytetit për të shitur prodhimet e tyre të shkëlqyera Bio bujqësore dhe blegtorale.
Sot pata kënaqësinë të takohesha me këta njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët mes shumë sfidave dhe vështirësive prodhojnë dhe ofrojnë produktet e tyre, të cilat kanë impakt pozitiv për ekonominë e tyre familjare.
Angazhimi ynë në qeverisje është mbështetja konkrete për fermerët dhe blegtorët e Skraparit, nëpërmjet subvencioneve dhe garantimit të shitjes së produkteve të tyre.
Detyrimi ynë madhor është që të jemi në krah të këtyre njerëzve punëtorë dhe të mrekullueshëm të Skraparit si dhe të nxisim prodhimin, shitjen dhe konsumin e produkteve bio, duke ndihmuar kështu në zhvillimin ekonomik të zonës së Skraparit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?