Kandidati i LSI-së, Toska: Koalicioni ynë opozitar do të jetë një makineri fituese përballë të vjetrës

Kandidati i LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, Altin Toska i cili është i dyti në listën për qarkun e Elbasanit, thotë se jemi përballë sfidës së madhe të ndryshimit dhe referendumit popullor të 25 prillit. Nga ana tjetër, ai thotë se koalicioni opozitar do të jetë një makineri fituese përballë të vjetrës. ”Jetojmë në një kohë në të cilën duhet të reagojmë ndaj çdo padrejtësie dhe vota e 25 Prillit është zëri rebel i popullit i cili do ti thotë mjaft kësaj neodiktature e qeverie arrogante dhe njëkohësisht vota e shpresës për mirëqenien tonë të përbashkët, për shtëpinë, për Shqipërinë tonë të dashur”,-shkruan Toska në facebook.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Cërrikut dhe gjithë Qarkut të Elbasanit, jam jashtëzakonisht krenar dhe i vlerësuar që jam kandidat zyrtar për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Elbasanit, i renditur i dyti në një listë fituese plot zonjash dhe zotërinjsh të nderuar.

Ju më njihni, jam njëri prej jush. Kam qenë krah jush për 4 vite në drejtimin e Bashkisë së Cërrikut, periudhë për të cilën jam krenar që kam qenë shërbëtori Juaj më i madh nga ku puna dhe dinjiteti mbizotëroi. Prandaj në bazë të kësaj, nisem me përkushtimin dhe përgjegjësinë më të madhe që nesër të jem zëri më i denjë i juaji në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të secilit prej jush në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Jemi përballë sfidës së madhe të ndryshimit dhe referendumit popullor të 25 Prillit nga ku jemi të sigurt që ekipi ynë i LSI- së me në krye Kryetaren tonë të nderuar Zj. Monika Kryemadhi dhe i gjithë koalicioni ynë opozitar do të jetë një makineri fituese përballë të vjetrës dhe ngjyrës gri, e cila është në klithmat e fundit të saj.

Jetojmë në një kohë në të cilën duhet të reagojmë ndaj çdo padrejtësie dhe vota e 25 Prillit është zëri rebel i popullit i cili do ti thotë mjaft kësaj neodiktature e qeverie arrogante dhe njëkohësisht vota e shpresës për mirëqenien tonë të përbashkët, për shtëpinë, për Shqipërinë tonë të dashur.

Ju ftoj të më ndiqni gjatë rrugëtimit tim të shpalosjes së ideve dhe programit krah për krah dhe sy më sy me qytetarët drejt rrugëtimit të 25 Prillit. Juaji, Altin Toska!

SHKARKO APP