Kandidati i PD, Bejko: 3 zona të lira ekonomike në Krrabë, Arbanë e Ndroq. Do heq disa taksa vendore

Kandidati i PD-së zyrtare për Tiranën, Roland Bejko parashikon ndërtimin e tre zonave të lira ekonomike. “Do krijojmë tre zona të lira ekonomike në Krrabë, Arbanë e Ndroq, ku bizneset që do punësojnë mbi 50 punëtorë do subvencionohet do paguajë sigurimet shoqërore të tyre”,-thotë Bejko.

Nga ana tjetër, Bejko premtoi politika fiskale që shkojnë në favor të përmirësimit të klimës së biznesit dhe mbështetje për këtë sektor.

“Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojmë lehtësi fiskale dhe do të provojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë duke përdorur panele diellore, instalime cilësore nëpër godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektronike dhe të gjitha format smart working”.

Përpara përfaqësuesve të biznesit, Bejko tha se lehtësira do të ketë edhe për fermerët e zonës së Tiranës, prodhimet e të cilëve do të shiten në 5 tregje publike në hyrjet kryesore të kryeqytetit.

SHKARKO APP