Kandidati i PD-së për Tiranën, Bejko: Do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit, prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë.
“Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka pasur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere”, u shpreh ai.
Eksperti i njohur i mjedisit, Ramiz Metaliaj, tha se “Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Evropian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë”. Ai propozoi pika konkrete që lidhen me ndërtimin e 3 parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan, dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimit.