Kandidati i PSD-së në krye të IKMT Shkodër, Bushati: Shpërblimi për masakrën zgjedhore
Pas reagimit zyrtar të Partisë Demokratike se Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me emërimin kriminal të Serdar Hoxhës në krye të IKMT-së në Shkodër, një tjetër reagim nga radhët e selisë blu vjen edhe nga deputeti i zgjedhur në Shkodër, Helidon Bushati.
Përmes rrjeteve sociale, Bushati shprehet se emërimi i sotshëm është vetëm preludi i qeverisjes kriminale të shtatorit dhe fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ndaj thotë ai, Shkodra nuk mund të jetë peng i këtij kulti kriminal që si qëllim ka vjedhjen, vjedhjen dhe asgjë tjetër.
“Sot u ri-zyrtarizua haptas ortakëria mes Rames dhe Doshit në kurriz të Shkodrës. Emërimi i ushtarit të listës Doshi në Shkodër si drejtor në një post kyç nuk është as shpërblimi i parë, por as i fundit për masakrën zgjedhore. Pasi e majmi me lekë nga taksat e shqiptarëve, sot Rama po i jep Tom Doshit edhe pjesë nga torta e pushtetit të hajnisë. Edi Rama e ka ngritur gjithçka mbi mashtrim dhe vjedhje. Mashtroi shqiptarët dhe ndërkombëtarët se me Doshin nuk do të qeveriste, po me Doshët vodhi shqiptarët me 25 Prill. Emërimi i sotshëm është vetëm preludi i qeverisjes kriminale të Shtatorit dhe fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shkodra nuk mund të jetë peng i këtij kulti kriminal që si qëllim ka vjedhjen, vjedhjen dhe asgjë tjetër”, shprehet deputeti i PD-së Helidon Bushati.