Kandidati për deputet: Rama kërkon timonin, ne t’i rrasim kollodokun, ai premton aeroporte, unë pista skish

Në një intervistë për Ora News, kandidati i ABEOK në qarkun e Durrësit, Gjergj Thanasi u shpreh se nëse Rama kërkon timonin, ata si parti t’i rrasin kollodokun.

Thanasi tha se të mos pretendojnë durrsakët që do të dëgjojnë nga ai premtime të tilla, madje ai është tallur në fushatë se kryeministri premton në çdo qytet nga një aeroport.

Thanasi: Unë nuk kam asnjë platformë, sepse kryeministri Rama e mori pushtetin vetëm me dy fjalë: timon dhe tepsi. Unë e kam pak më të thjeshtë: zotëria kërkon timonin, ne t’i rrasim kollodokun se e meriton. Ky është programi im që shpresojë të ngjisë te rinia sepse e meriton. Ai kështu do të humbë shumë vota dhe unë do të votohem shumë. E meriton që t’i rrasim kollodokun se na e sjellë në majë të hundës. Nuk jam këtu që të tregoj përralla me Evropë se do të hyjmë, apo me rroga 400-500 euro, ose me mjekësi falas. Mjekësia falas është t’i vdesësh duke i dhënë lekë Tires për të vdekur. Për të vdekur vdes edhe falas.

Të mos pretendojnë durrsakët që do të dëgjojnë nga mua premtime të tilla, madje unë jam tallur në fushatë se kryeministri premton në çdo qytet nga një aeroport. Pse duhet tu besojmë rrenave të tij, besonit të miat se unë i kam më të bukura. Unë thash se do të kemi 3 pistash skish me dëborë artificiale në Currila. Përderisa i ka Dubai pse të mos i ketë edhe Durrësi. Premtime të tilla meritojnë për tu tallur, sepse njerëzit nuk mund të gënjehen me një gjë të tillë, se nuk janë idiotë. Unë premtoj që do të luftoj për 2-3 kauza.

Sipas Thanasit me paratë që u morën për tërmetin po bëhet shumë pak, vetëm kur rebelohen qytetarët.

Thanasi: Me paratë që u morën për tërmetin po bëhet shumë pak. Vetëm kur rebelohen qytetarët, lëshojnë ndonjë gjë, ose kalojnë ndonjë plan për pallate. Një gjë e tillë ama nuk bëhet me Ben Tigrin. Qytetarët duhet të ngrihen dhe të protestojnë. Nëse shqiptarët organizohet, unë ofrohem të vihem në ballë të tyre dhe t’ia shkulim lekët e tërmetit.

SHKARKO APP