Kandidati për Rrogozhinën i dënuar? Basha: S’kam asnjë informacion
Kryetar i PD-së, Lulzim Basha thotë se ka informacione që kandidati Ferdinand Saraçi për bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, të ishte më parë i dënuar. I pyetur nga “Syri.tv”, ai tha qartësisht se nuk ka dijeni për rastin në fjalë.
Pyetje: A kishit dijeni për kandidatin e Rrogozhinës se ishte i dënuar?
Basha: Nuk kam asnjë informacion.
Saraçi ka shkruar në formularin e dekriminalizimit se është dënuar në vitin 1999 në Itali për veprën penale për “armëmbajtje pa leje” me 4 muaj dhe gjobë 100 mijë lireta.