Kandidati për Tiranën, Roland Bejko: Nënat kryefamiljare do jenë prioritet për bashkinë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës së Tufinës në kryeqytet dhe premtoi se nënat kryefamiljare do të jenë një nga shtresat që do të mbështetet financiarisht nga bashkia.

“Nënat kryefamiljare do të ndihmohen nga bashkia në të gjitha mënyrat, qoftë për strehimin, ku ne, 3% që e ka me detyrim t’ua marrë bashkia kompanive të ndërtimit nuk ua merr në banesë, ua merr në lekë dhe s’ka banesa sociale. Në do ta marrim edhe në lek një pjesë, ndërsa pjesën më të madhe do ta marrim në objekt, hyrje për ata që janë pastrehë. Nënat kryefamiljare do jenë prioritet siç do jenë në prioritet për strehim edhe çiftet e reja të cilat e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi me këto çmime që ka Tirana, se do t’i duhen 4-5 jetë punë”, u shpreh Bejko.

Pas këtij takimi Bejko takoi disa qytetarë e biznese në zonën e 9-katsheve në kryeqytet, ku u prezantua si kandidat dhe shpërndau fletushka që përmbanin programin e tij.

SHKARKO APP