Kandidatja e PS voton në Elbasan: Zgjidhni një Shqipëri europiane, një Elbasan me investime!
Aulona Bylykbashi, kandidatja për Kuvend në listat e hapura të Partisë Socialiste, ka votuar sot në qytetin e lindjes, Elbasan, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur Dorian Bylykbashi.
“Është një ditë me diell, dhe është dita kur duhet të flasë vota,” u shpreh Bylykbashi për mediat pas votimit. “Ftoj të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre me qetësi dhe dinjitet. Sot zgjedhim të ardhmen e Elbasanit.”
Pasi për një muaj me radhë zhvilloi një fushatë të qetë nën moton “Me njerëzit, për njerëzit”, ajo theksoi se ka ardhur momenti që qytetarët të vendosin për një të ardhme më të mirë.
“Jam një bijë e këtij qyteti, e rritur me vlerat e Elbasanit. Sot ju ftoj të zgjedhim së bashku një Shqipëri të mirë, një Elbasan me më shumë investime, mundësi dhe dinjitet. Një Shqipëri europiane nuk është larg, nëse e ndërtojmë së bashku,” tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

