Kandidatja për deputete-Ramës: Jam vajza e një prokurori, ju jeni pak arrogant

Albana Hana, vajza e prokurorit të njohur Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit. E prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, e pyetur mbi defektin e kreut të PS-së, ajo foli shumë drejtëpërdrejtë. Hana i tha kryeministrit Rama se është arrogant ndërsa ai iu përgjigj që ajo që etikohet si e tillë, është drejtëpërdrejtësia.

“Unë jam vajza e një prokurori të nderuar që s’jeton më, është ndarë nga jeta. Emri i atij është emri im. Do mundohem të çoj sa më lartë emrin e tij. Unë kam vënë re në marrëdhëniet me komunitetin ku jetoj, PS është e ndjeshme ndaj fëmijëve planprishës. Duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më pranë atyre që nuk e kanë tradhëtuar”,-tha ajo.

“Çfarë sheh një defekt që kam unë. Ke 5 sekonda kohë për ta thënë”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jeni pak arrogant”,-tha Hana.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E the butë. Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t’i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhqiem dhe kërkoj falje”,-shtoi Rama.

Albana Hana ka eksperiencë të konsiderueshme në administratën publike dhe është eksperte e fondeve dhe programeve të Bashkimit Evropian, veçanërisht eprogrameve të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?