Kanos me kallashnikov dy të rinjtë pas një sherri, arrestohet i ish i dënuari në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka arrestuar gjatë ditës së sotme një 38-vjecar, pasi ka kanosur me armë zjarri tip kallashnikov 2 peosona pas një konflikti.

Në pranga ka përfunduar A.Q, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas në rrugën “Ali Banushi”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip “Kallashnikov”, shtetasit E.E., 24 vjeç dhe R.K., 26 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip “Kallashnikov”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?