Kanos policin me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari në Kolonjë
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi një konflikti me një bashkëfshatar të tij në Tuç Lart të Kolonjës dhe më pas ka kanosur me sëpatë edhe një punonjës policie.
Sipas policisë 36-vjeçari me iniciale B.A është konfliktuar për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij, 66-vjeçarin me iniciale R.M, të cilit i kishte thyer me gurë xhamat e banesës duke u larguar më pas me shpejtësi.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje pas një telefonate ku u njoftuan për konfliktin dhe më pas u drejtuan për në banesën e 36-vjeçarit, e cila ishte në pronësi të tij dhe të të atit, 64-vjeçari me iniciale F.A.
Në çastin kur punonjësit e policisë kanë mbërritur në banesën e tij, 36-vjeçari ka bërë rezinstencë duke kanosur një nga blutë me një sëpatë.
Pasi kanë bërë ndalimin e tij policia ka kryer kontroll të banesës ku u gjetën 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
36-vjeçari , i cili më parë ishte dënuar për “Dhunë në familje” u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa babai i tij po procedohet në gjendje të lirë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.