Kanosi me armë të riun, kapet 34-vjeçari në kërkim (EMRI)

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë, pasi kanosi me armë zjarri një të ri. Ngjarja në fjalë ndodhi më 23 shtator në vendin e quajtur “Shinat e Trenit” në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia pohuan se Altin Sula, banues në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të Forcës së Ligjit në teritor në Prefekturën Elbasan vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në të gjithë Qarkun e Elbasanit për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?