Kanosje dhe dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet 34-vjeçari

Policia e  Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar i cili ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 34 vjeç, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij”, njofton policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17-vjeçari,  të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?