Partia Mundësia, Kapri: Ne nuk mund të ulemi në tryezën e thirrur nga Berisha, sepse edhe ai akuzohet për korrupsion
Deputeti Erald Kapri thotë se partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
”Nuk mund të ulemi në një tryezë për të luftuar korrupsionin e Edi Ramës, ku krerët e saj (tryezës) janë të akuzuar për korrupsion. Ne e shohim korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot dhe pa besueshmëri në këtë aspekt, nuk mund të na kenë nga pas qytetarët”, u shpreh Kapri.
Pra Berisha nuk mbledh dot njeri nga jashtë PD-së. Edhe Arlind Qori deklaroi dje se nuk shkon te Berisha pasi ai dhe Rama janë dyshja e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Duket hapur se PD nuk ka forcë bindëse për të krijuar front kundër kryeministrit Rama, ndaj kërkohet që PD duhet të ketë lider të ri.

