Kaos në doganën e Hanit të Hotit. Mali i Zi nuk lejon kalimin e shqiptarëve, dyshohet se kanë falsifikuar përgjigjen e tamponit
Kaos dhe radhë të gjata janë regjistruar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.
Shkak është bërë pala malazeze e cila i ka shpallur si të pavlefshme disa përgjigje të tamponit të qytetarëve shqiptare.
Malazezet kanë dyshuar për falsifikim të analizave prandaj nuk kanë lejuar shqiptarët që janë punëtorë sezonal të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Kjo ka sjellë edhe tension në doganë ku për pasojë, një person është shoqëruar në polici.
Tani situata është normalizuar dhe lëvizja vijon pa problem.