Kaos në Komision, PS: Jo më mbledhje online! Jemi komod edhe me këtë Kod Zgjedhor
Edhe pse rinisi pas 2 vitesh, sërish Reforma Zgjedhore është në një udhëkryq. Opozita pamundësoi edhe këtë të martë zhvillimin e kësaj mbledhje, por u vendos që Komisioni të mos mblidhej as online, siç ndodhi në të kaluarën.
Bashkëkryetari socialist i këtij Komisionit, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor, por shtoi se dy palët e opozitës po e bllokojnë ecurinë e kësaj reformë të rëndësishme, Rithemelimi me kaos e ndërsa nga ana tjetër bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj nuk u paraqit as sot.
“Një pjesë e opozitës bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimi dhe po pengojnë ecurinë e Reformës Zgjedhore. Unë habitem me 2 opozitat nuk po bëhen aktive dhe aty janë vetëm mazhoranca, jemi komod dhe me këtë kod zgjedhor, ama ligji zgjedhor është një ligj i plotë”, tha Gjiknuri.