Kaos në Maqedoni, policia me gaz lotsjellës kundër refugjatëve
Përgjatë kufijve janë vendosur forca policie dhe automjete të blinduara, si dhe janë ngritur gardhe me tela me xhemba për të ndaluar valën e emigrantëve nga Greqia të hyjnë në Maqedoni.
Mbi 3 mijë emigrantë të ardhur nga Lindja e Mesme, Afrika e Azia kaluan natën në tokën e askujt mes dy kufijve pasi Maqedonia ka mbyllur kufirin jugor.
Të paktën 8 persona janë plagosur gjatë përleshjeve dhe një djalë i ri është parë me gjak.
Maqedonia shpalli dje gjendjen e emergjencës për shkak të numrit të madh të njerëzve që duan të shkojnë drejt Evropës perëndimore përmes Maqedonisë.
Mediat maqedonase shkruajnë se një numër prej 300 personash kanë arritur të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin maqedonas, një orë pas mesnatës së 20 gushtit 2015. Policia është në aksion për ti kthyer mbrapsht.
Disa emigrantë ankohen për dhunën që është u shtruar nga forcat e sigurisë maqedonase.
Dëshmitarët thanë se një emigrant goditi me thikë një polic në momentin kur forcat speciale po kontrollonin dokumentet.
KOHA JONË SONDAZH

