Ambasadori gjerman: Po i ndjek me shqetësim zhvillimet. Parlamenti të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit

Për kaosin që ka mbërthyer Kuvendin e Shqipërisë me flakë dhe rrëmunjë, me Komisionet Parlamentare që kanë kaluar online, shqetësim për këto situata ka shprehur ambasadori gjerman në Tiranë. Ai thekson se është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, mbyllet reagimi i ambasadorit gjerman.

SHKARKO APP