Kaosi në plazhe për vendosjen e çadrave, Mark Crawford: Dështim i qeverisë
Nënpresidenti i Republikanëve jashtë Amerikës, Mark Crawford, thotë se Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme, teksa shton se Ambasada Amerikane është e interesuar për projektin e Skavicës dhe gazit në Vlorë. Në lidhje me kontrollet e policisë në plazhet e vendit dhe lejet e hapësirave, për të situata është një dështim i qeverisë, pasi kjo e fundit ka pasur kohë për të menaxhuar situatën.
“Kam shumë miq amerikanë që janë duke ardhur në Shqipëri, dhe mendoj se Shqipëria është hapur për punë dhe amerikanët janë duke ardhur. Shpresoj që kjo do të përkthehet jo vetëm me turizëm, por edhe me investim më të madh.
Në pikëpamjen time, ka filluar sezoni dhe nuk është e qartë leja se kush mund të ketë çadra dhe kush mund të shfrytëzojnë plazhin, dhe këto kalojnë ndonjëherë në sherre siç kemi parë në vendet e tjera, është një dështim pjesërisht nga qeveria, sepse duhet të jetë më e qartë, ka pasur kohë për të ndarë lejet.
Policia është për të zbatuar, por besojë se ata që janë në pozitë për të vendosur duhet të kishin vendosur, nuk duhet ë presim korrikun ose mesin e korrikut të dimë kush ka leje për të shfrytëzuar plazhin”, –tha për ”Ora News”.