Kaosi në Universitete, Lindita Nikolla e sheh problemin tek maturantët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një ndërhyrje në emisionin “Tonight Ilva Tare”, sqaroi edhe njëherë se problemi i krijuar me maturantët, vjen nga një pavëmendje e tyre dhe e institucioneve.

Ajo theksoi se ligji i ri për arsimin e lartë hyri në fuqi 1 vit më parë dhe se sipas tij, formula e pranimit në Universitete ka ndryshuar.

“Sigurisht një moment paqartësie dhe pavëmendje për të lexuar deri në fund të gjithë atë që përbën sot proçedura e re e pranimeve në institucionet tona të arsimit të lartë. Ligji për arsimin e lartë ka hyrë në fuqi në tetorin e vitit që shkoi dhe me të hyrë në fuqi ligji i ri për arsimin e lartë, Komiteti i Maturës Shtetërore ka shpallur gjithë rregulloren dhe ka komunikuar me maturantët se matura e sivjetshme do të jetë dalëse dhe për të hyrë në Universitet do të përdoret një skemë e re. Skemë e re që u komunikua në kohën e duhur, u studiua padyshim me institucionet e arsimit të lartë.Nuk janë listat e shpallura listat përfundimtare, nuk janë listat e shpallura listat e fituesve.Listat e shpallura janë listat që çdo universitet, çdo fakultet ka bërë të mundur rankimin e çdo maturanti”- tha ministrja Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?