Kapen 105 kg kokainë, dy shqiptarë në pranga (Video)

Një sasi e madhe kokaine është kapur gjatë mëngjesit të sotëm në Greqi.

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të trafikut të kokainës, duke arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Mediat e Athinës raportojnë se janë sekuestruar 105 kilogramë kokainë dhe rreth 500.000-600.00 Euro. Autoritetet greke kanë publikuar edhe pamje të aksionit policor në një apartament në Athinë ku u gjet e fshehur kokaina.

Në këtë rrjet të trafikut të drogës janë të përfshirë shqiptarë dhe kroatë, shkruajnë mediat greke. Policia pritet të japë të tjera detaje në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?