Kapen 13 mln euro para droge shqiptare në Holandë. 2 shqiptarë në pranga

Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash.

Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa thekohet se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë. Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.

Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët, që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë, ndërsa një grua 52-vjeçare nga Kolumbia cilësohet si përgjegjëse për trafikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, përcjell Syri.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi u publikua ditën e sotme nga frika e dekonspirimit.

Sipas medias holandeze, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera…/SYRI.net

Lajmi në median holandeze:  Politie Amsterdam vindt bijna 13 miljoen euro in drugsonderzoek

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?