Kapen 2 personat që përdhunuan çiftin në Fier
Nga ana e uniformave blu u vunë në pranga Endri Goga dhe Shaban Skeja. Gjatë arrestimit janë sekuestruar armët dhe maskat e përdorura gjatë grabitjes dhe përdhunimit, si dhe makina me të cilën ata janë larguar.
Të dy këta shtetas kanë pohuar se i kanë kryer veprimet për të cilat akuzohen, ku Goga dyshohet të jetë autori i përdhunimit. Policia bën me dije se Goga dhe Skeja ishin çobanë në zonë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të një ngjarje të tillë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 20 tetor, në pyllin e Semanit, ku një çift të fejuarish ishin nisur per një shëtitje romantike. Ata kishin dalë me makinën e tyre në pyllin e Semanit në Fier, ku u grabitën dhe u përdhunuan nga dy persona. Dy të fejuarit janë grabitur nga dy të dyshuarit duke i'u marrë një shumë parash, ndërsa më tej janë lidhur dhe përdhunuar. /
KOHA JONË SONDAZH

