Kapen 20 klandestinë nga Palestina, Iraku dhe Siria

 

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë kufitare ka realizuar një operacion kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, duke ndaluar 20 të tillë mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve policore mësohet se operacioni është zhvilluar rreth orës 02.50, në vendin e quajtur kthesa e “Glinës” nga shërbimet Operacionale të Kufirit të  D.R.K.M Gjirokastër. Mësohet se nga operacioni është bërë e mundur kapja e 20 shtetasve nga vendet e treta,Palestina,Iraku,Siria të cilët më datë 16.05.2015 rreth orës 23.00 kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Nga intervistimi rezultoi se : 4 shtetas janë nga Palestina, 4 shtetas nga Iraku dhe  12 shtetas nga Siria. Ku midis të ndaluarve 16 ishin përsëritës dhe 3 femra.

Vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.

SHKARKO APP