Kapen 300 kg marijuanë në Leçe, dyshohet se vinin nga Shqipëria

300 kg marijuanë janë zbarkuar në brigjet e Leçes për të rifreskuar tregun e drogës mes Leçes dhe rrethinave të saj.

Droga u sekuestrua nga policia italiane në zonën e quajtur “Case Simini”, brenda një furgoni të llojit Fiat Fiorino të braktisur nga trafikantët e drogës.

Marijuana dyshohet se ka ardhur nga brigjet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Furgoni ishte në pronësi të një shtetasi italian dhe droga mendohet se është zbarkuar pak para sekuestrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Droga ishte e sistemuar në fugon gati për t’u transportuar diku tjetër, por ndërhyrja e Guardia di Finanza dëmtoi planin e trafikantëve, që u detyruan të largoheshin për të shmangur rënien në pranga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?