Kapen 50 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shqiptari! Shpallet në kërkim një grek

Një sasi prej 50 kg marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Operacioni i zhvilluar nga policia greke, sekuestroi lëndën narkotike në Filat, Igumenicë.

Sasia e drogës është kapur në një makinë. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, autoritetet gjetën 3 çanta brenda së cilës ishin 48 kg e 280 gramë marijuanë.

Përveç pakove të mëdha, u kapën dhe 19 pako të tjera më të vogla me 1 kg dhe 917 gramë hashash në formë çokollate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia arrestoi shqiptarin i cili drejtonte mjetin pa patent. Në kërkim është shpallur dhe një shtetas grek i cili rezultoi të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?