Kapen 8 refugjatë. Si kanë hyrë kur Shqipëria ka bllokuar kufijtë?
Shqipëria edhe pse në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, shihet ende si ”rruga e artë” nga refugjatët, që duan të shkojnë në vendet e BE-së. 8 shtetas të huaj sirianë, marokenë dhe algjerianë janë ndaluar nga policia në Maliq, pas 27 kilometrash ndjekje nga Bilishti. Thuhet se refugjatët janë ndjekur nga policia që nga qyteti i Bilishtit, aty ku edhe janë pikasur dhe më pas janë ndaluar në Maliq. Ata aktualisht po merren në pyetje për të mësuar se nga vinin dhe cili ishte destinacioni i tyre. Shqipëria është e mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë dhe akoma nuk dihet sesi mund të kenë hyrë 8 refugjatët e huaj.