Kapen 800 kg drogë sapo kalojnë kufirin shqiptar, arrestohen një burrë e një grua

Kapen 800 kilogramë drogë pranë doganës së Qafë-Botës. Mediet fqinje raportojnë se lënda narkotike është ndaluar mëngjesin e sotëm, në orën 06:00 (me orën greke), nga antidroga e Igumenicës.

Lënda narkotike po transportohej me një furgon frigoriferik, i cili sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, dhe po tentonte të futej në tokën greke.

Ndërkohë, gjatë aksionit janë arrestuar shoferi grek dhe një pasagjere greke, që ndodheshin në mjetin me drogë. Nga ana e saj, policia greke vijon aksion për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në trafik.

SHKARKO APP