Kapen duke vjedhur naftë, arrestohen dy të rinj në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy shtetas, pasi janë kapur duke vjedhur naftë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.

Policia thotë se janë vënë në prnaga shtetasit me inicialet E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës.

Ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vjedhjen e naftës me 3 mjete trailer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në bashkëpunim me ta është zbuluar dhe shtetasi me iniciale Sh. S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?