Kapen “kasapët” e bagëtive, dyshohen për të paktën 14 vjedhje

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Lezhës. Në operacionin e koduar “Kasapi”, në pranga kanë përfunduar një 32-vjeçar nga Kurbini dhe një 38-vjeçar, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ata akuzohen për një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Që nga muaji prill, deri në korrik sipas policisë ata dyshohet se kanë kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?