Kapen me drogë në Kashar

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona gjatë një operacioni antidrogë. Të arrestuarit janë:

Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar.

Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në “Progonat” Tepelenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi Nënbazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një automjet po transportonte lëndë narkotike të forta,  në rrugën nacionale Durrës-Tiranë në vendin e quajtur Kashar,  menjëherë është organizuar puna , ku  në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja” është bërë kapja në flagrancë e shtetasve të sipërpërmendur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se  ku brenda automjetit tip Mercedez Benz me targë AA 221 IS që drejtohej nga shtetasi Anest Koromani, eshte konstatuar dhe sekuestruar në  cilësinë e proves materiale sasia prej 561 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Heroinë”.

Në   momentin e kapjes në flagrancë nga Policia shtetasi Romeo Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit.

Lënda narkotike e dyshuar si ajo e “Heroinës” ishte futur (fshehur) në 5 (pesë) kuti metalike bojrash për lyejre automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit  për zbulimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Romeo Beqa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 (pesëqind e tetë) gramë lëndë narkotike e dyshuar si  “Heroinë” .

Provat materiale te sekuestruara jane:

 Sasia prej  1 kilogramë e 69 gramë lëndë e dyshuar si “Heroinë.

 4 Telefona celulare .

1 Automjeti tip Mercedez Benz me targa AA 221 IS.

5 (pesë) kuti bojrash me mbishkrimin “Liquid Body” .

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar do te kapte vleren prej rreth  70 mijë Euro po të shitjen me doza.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?