Kapen sërish para të fshehura në Portin e Durrësit

Gjatë kontrollit të policisë kufitare në portin e Durrësit, efektivët kanë gjetur sasi paund të padeklaruar tek tre qytetarë shqiptarë.

Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e djeshme, një sasi paund e padeklaruar iu gjetën në çantë dhe u bllokuan, 38-vjeçares me inicialet N.M., gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” që drejtohej prej saj.

Për këtë rast policia njofton se veprimet do të kryhen nga DVP Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ditën e djeshme, rreth orës 13:30, në pikën kufitare Port, Durrës, janë kapur me nga një sasi paund të padeklaruar dy persona të tjerë me inicialet B. M., dhe F. Gj., 32 vjeçe e 41 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?