Kapen superhajdutët që bënin kërdinë në Tiranë, Kavajë dhe Lushnje/ Emrat

Policia e Kavajës ka arrestuar dy vjedhës, të cilët ishin me nam për bëmat e tyre në Tiranë, Kavajë dhe Lushnje. Dhejtra vjedhje kanë autorësinë e Fatjon Lilës, 34 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Kavajë, pasi ishte dënuar me burg në mungesë për vjedhje.

Po ashtu, është bërë arrestimi në flagrancë i Xhordano Palushi, 29 vjeç, banues në Shkodër, sepse ka përkrahur autorin e një krimi dhe është i dyshuar për vjedhje.

Në momentin e arrestimit atyre iu janë gjetur: një Audi, gjashtë aparate telefonik celulare, dy palë veshje të dyshuara të përdorura në vjedhje, një palë dorashka dhe tre ora dore të markave të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje po punohet per dukumentimin e plote te veprimtarise kriminale te ketyre personave te cilet ne bashkpunim dhe me persona te tjere dyshohet se jane te implikuar ne shume vepra penale te tjera kunder prones te ndodhura ne Kavaje, Tirane e Lushnje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale ‘’Përkrahja e autorit të krimit‘’ dhe “Vjedhje” për Xhordano Palushin dhe u ekzekutua masa e arrestit me burg ndaj Fatjon Lilës./syri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?