Kapet 1.3 ton heroinë, ishte fshehur në peshqirë e rroba banjo

Gati 1.3 ton heroinë me vlerë 120 milionë paund është gjetur në Britaninë e Madhe. Ky konsiderohet sekuestrimi më i madh i lëndës narkotike në vend.

Droga u gjet e fshehur në peshqirë dhe rroba banje në një anije me kontenierë në Suffolk.

Oficerët e National Crime Agency (NCA) hoqën drogën dhe i vendosën sërish kontenierët në anije përpara se ta gjurmonin në Holandë dhe të bënin arrestime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anija ishte ankoruar në Felixstowe, kur u ndalua nga NCA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni vjen pas kapjes në 2 gusht të rreth 400 kg heroinë me vlerë 40 milionë paund në Felixstowe.

Në sekuestrimin e fundit, blloqet e heroinës, që secili peshonte 1 kg, u gjetën të qepura brenda disa peshqirëve dhe policisë iu desh gati 6 orë për të nxjerrë të gjithë drogën me peshë totale 1.297 kg.

Pasi morën drogën, policia vendosi sërish kontenierët bosh në anije, e cila vazhdoi destinacionin e saj në Antwerp, ku u ankorua dy ditë më vonë.

Kontenierët më pas u zhvendosën me kamion në një depo në qytetin portual Hollandez të Roterdamit. Policia arrestoi 4 burra gjatë procesit të shkarkimit të kontenierëve.

BBC raporton se droga ishte me origjinë nga Pakistani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?