Kapet 277 kg drogë shqiptare për në Leçe, pranga 4 shqiptarëve

Droga nuk ka të ndalur, ku çdo ditë nuk mungojnë sasi të mëdha të sekuestruara. Një tjetër gomone me kanabis nisur nga Shqipëria është bllokuar nga policia italiane në Lece.

Policia e Shtetit ben me dije se operacioni ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në bashkëpunim mes dy policive, duke sekuestruar gomonen me 277 kg kanabis, e bërë të mundur arrestimin e kater shqiptarëve, tre prej tyre rezidentë në Itali.

Policia e Shtetit, përmes një deklarate për mediat thekson se: “Në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe, është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi, ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë arrestuar në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist, ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuar jane shtetasit: E.D, 39 vjeç, banues në Vlorë, skafisti B.S, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali, A.M, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali, G.D, 39 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?