Kapet 44-vjeçari, strehonte 22 emigrantë për t’i nxjerrë më pas jashtë Shqipërisë

Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga një 44-vjeçar, si dhe janë shpallur në kërkim tre kosovarë, për dhënie ndihmë ndaj 22 emigrantëve, për t’i kaluar ilegalisht jashtë kufirit shqiptar, kundrejt pagesës.

44-vjeçari kishte strehuar në banesën e tij 22 emigrantët që vinin nga vendet e treta, ndërsa tre kosovarët e identifikuar me inicialet A.K, 36-vjeç, S.O, 37-vjeç dhe B.S, 39-vjeç dhe të shpallur në kërkim akuzohen si bashkëpunëtorë të 44-vjeçarit.

Policia ka sekuestruar një automjet tip “Benz” me targa kosovare që do të përdorej për të kaluar emigrantët ilegalisht jashtë kufirit shqiptar.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale

SHKARKO APP