Kapet 600 mijë euro kokainë, kush është shqiptari i arrestuar në Itali
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Reggio Emilia, i kapur me kokainë.
Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar, i cili rezultonte me punë të rregullt, ndërkohë që pas fasadës së mirë, fshinte aktivitetin e trafikut të drogës.
Gjatë kësaj të diele policia ndaloi Valentin Tukun, i cili sapo dilte nga banesa, ku në çantën e tij u gjet një pako prej 1 kilogramë kokainë.
Ndërkohë nga kontrolli në garazhin e burrit, në sediljen e motorit, u gjetën edhe dy pako me nga një kilogramë kokainë.
Nga shitja e lëndës narkotike me vlerë tregu do të fitohej 600 mijë euro.
Aktualisht hetimet janë në vijim ndaj Tukut, teksa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.
KOHA JONË SONDAZH

