Kapet 63-vjeçari që aksidentoi për vdekje çiftin e moshuar
Policia e Korçës ka arrestuar 63-vjeçarin Sotir Nikolla, nga Elbasani, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve.
“Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60-vjeç, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
KOHA JONË SONDAZH

