Kapet autori i grabitjes së Shehut të Teqesë në Gjirokastër, në kërkim 4 bashkëpunëtorë
Policia ka arrestuar të dyshuarin si autor kryesor dhe ka shpallur në kërkim 4 bashkëpunëtorë të tij, emrat e të cilëve nuk bëhen publik për arsye hetimi.
Në orët e para të mëngjesit u kap Armand Bardhi.
Agjentët thonë se kanë dokumentuar me prova ligjore autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 5 tetor.
24-vjeçari nga Gjirokastra në bashkëpunim dhe me 4 persona të tjerë të maskuar, kanë vjedhur me dhunë banesën në pronësi të Alim Saraçit, ku kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri duke ushtruar dhunë fizike mbi Shehun e kësaj Teqeje dhe ndaj djalit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

