Kapet gomonia me 8 milionë euro drogë në Bari, arrestohen 2 shqiptarë
Policia italiane ka sekuestruar 900 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar dy shqiptarë. Vlera e drogës së sekuestruar nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën e 8 milionë eurove.
Mësohet se gomonia me lënda narkotike ishte nisur nga Mali i Zi, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë K.B. 52 dhe B.A. 39 vjeç nga Vlora.
Sipas Report Tv dy shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik droge ishin nisur nga Vlora në drejtim të Malit të Zi para dy ditësh.
Pas sinjalizimit nga policia shqiptare se dy personat ishin të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës janë mbajtur në vëzhgim nga autoritetet malazeze.
Policia malazeze i ka mbajtur në vëzhgim mbrëmë deri sa ata kanë shkuar dhe kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur për Itali.
Në këtë moment policitë e tre shteteve janë koordinuar duke u vendosur në ndjekje të gomones.
Pasi janë pikasur nga Guardia di Finanza në Bari, skafistët e kanë hedhur një pjesë të drogës nga 52 pako kanabis në det, ndërsa kanë braktisur gomonen dhe janë arratisur. Por disa orë më pas janë arrestuar në një banesë.
KOHA JONË SONDAZH

