Kapet kokainë me vlerë 2.7 mln euro në portin e Maltës, kishte destinacion Shqipërinë

Një sasi prej 24 kg kokainë është kapur në një kontejner në portin e Freeport në Maltë.

Droga e kapur ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion Shqipërinë, shkruan The Malta Independent.

Lënda narkotike ishte vendosur në 20 pako dhe kishte një vlerë tregu prej 2.7 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sasia prej 24 kokainë u zbulua të martën (9 prill) pasi u skanua nga Njësia e Kontrollit të Doganave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Droga iu dorëzua policisë së antidrogës në Maltë për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?