Kapet “mat” një 20-vjeçar në Durrës. I zbulohet dhe detaji i “frikshëm”

Bien në prangat e Policisë së Durrësit, 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Policia njofton se arrestoi një 51-vjeçar, për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.

Gjithashtu, në flagrancë në tentativë për të vjedhur u ndalua nga policia edhe një 20-vjeçar, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Por kjo nuk e kishte ndalur të riun që të thyente arrestin dhe të përsëriste veprën penale.

Shtetasi R. P., 51 vjeç, banues në Durrës, u kap pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, ku ky shtetas punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan 5 doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Sakaq, falë informacioneve të marra nga qyetarët policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po tentonte të vidhte materiale ndërtimi në ambientet e një magazine.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 20-vjeçari ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin E. P., 31 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP