Kapet mbi 1 ton kokainë në Itali, ishte nisur nga Ekuadori për në Turqi
Është sekuestruar në Itali mbi 1 ton kokainë në një kontenier. Mësohet se kontenieri ishte nisur nga Ekuadori.
Sasia rekord e drogës u gjet e fshehur brenda një kontenieri me banane në portin e Gioia Tauro. Kontenieri ishte nisur nga Ekuadori dhe destinacioni final, sipas mediave italiane, ishte Turqia.
Në total u sekuestrua 1,126 kg kokainë e pastër. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër raporton Ansa dhe trafikantët mund të siguronin nga shitja e saj rreth 225 milionë euro.