Kapet me 112 kg drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

U kap me 112 kg kanabis, pranga 36-vjeçarit në Greqi. Arrestimi i tij është bërë në Metamorfosi, 46 km nga Kakavija.

Sipas informacioneve bëhet me dije se lënda narkotike, e ambalazhuar në 46 paketa, ishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës.

Ndërkohë pas verifikimeve të informacioneve paraprake, 36-vjeçari rezultoi se kishte urdher arresti të leshuar më heret, për çështje që lidhen me narkotiket. Mbetet e paqartë se si kaloi droga nga pika kufitare e Kakavijës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?