Kapet në Belgjikë ish-rivali i Ervis Martinaj. E sollën drejt burgut në Shqipëri

Nuk mbaron vala e arrestimeve dhe ekstradimeve të grupeve më të fuqishme kriminale. SPAK po vendos drejtësi dhe nuk kursen asnjë. Eshtë arrestuar një prej kapove me të rrezikshëm të mafies shqiptare, Leonard Duka.

Ai ekstradohet nga Belgjika dhe dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Pas depozitimit të kërkesës së SPAK në Ministrinë e Drejtësisë, u bë e mundur ekstradimi i eksponentit të krimit nga Belgjika në vendin tonë, ndërsa i shumëkërkuari mbërriti në Tiranë me pranga në duar dhe nën masa të forta sigurie.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Për Dukën, SPAK ka kërkuar masë sigurie ‘arrest me burg’, ndërkohë që Duka kishte kërkuar azil politik në Belgjikë.

Leonard Duka njihet si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat konflikte që kanë sjellë shumë të vrarë.

SHKARKO APP